Një kontroll i vetëm në kufirin Kosovë-Shqipëri

schedule10:00 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 10:00 - 27 Dhjetor, 2018

Të gjithë personat që kalojnë kufirin Kosovë -Shqipëri dhe anasjelltas do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në një pikë të përbashkët nga policë të dy vendeve. Marrëveshja mes dy qeverive është konkretizuar me vendim nga qeveria Rama.

Jo më dy, por vetëm në një pikë do t’i nënshtrohen kontrollit të gjithë ata që përshkojnë kufirin Shqipëri- Kosovë dhe anasjelltas. Kryeministri Edi Rama e njoftoi në mbledhjen e përbashktë të du qeverive shqiptare.

Deklarata është shndërruar në vendim që u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë duke miratuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet dy shteteve shqiptare dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Por nuk mabaron me kaq lehtësimi i lëvizjes së lirë njofton Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë – një kontroll.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri – Kosovë”.

Marrëveshja “Një ndalesë, një kontroll”,ka nisur me nënshkrimin e dy qeverive në vitin 2009 dhe është pasuar me marrëveshje e protokolle bashkëpunimi midis dy qeverive. Vendimi më i fundit i qeverisë hyn në fuqi më 1 janar 2019 duke i dhënë mundësi shqiptarëve këtu dhe në Kosovë të kenë vetëm një pikë kontrolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!