Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama pas mbledhjes së Kryesisë pranon gabimet: Do vetëkorrigjohemi

schedule14:33 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 14:33 - 24 Dhjetor, 2018

Nuk janë të pagabueshëm e si të tillë duhet të japin llogari për gabimet e tyre. Anëtarët e kryesisë hynë në dyert e Partisë Socialiste për të dalë pas 5 orësh. Raportimin e mbledhjes e mori përsipër vetë kryeministri Edi Rama.

“Dhe partia të ketë kapacitetin të shkojë përtej vetes dhe të shtrihet në mënyrë të natyrshme e të dobishme në shoqëri. Kur them partia, kam parasysh të gjithë bazën tonë, të gjitha forumet, organizmat përfaqësues, parlamenti, qeveria, janë të lidhura me raportin e krijuar me njerëzit. Do kemi shumë për të korrigjuar, por është proces pozitiv”, tha Rama.

Temë e diskutimit të gjatë me dyer të mbyllura të kryesisë së Partisë Socialiste ka qenë edhe protesta e studentëve. Shuplaka që i dhanë qeverisë nuk do të mbetet thjesht një gjest për kreun e qeverisë.

“Reflektimi pas kësaj shuplake do të vazhdojë”, u shpreh kryeministri.

Edhe në këtë prag të Asamblesë Kombëtare të socialistëve nuk kanë munguar zërat për lëvizje të disa ministrave në qeveri. Kryeministri Rama zgjodhi të risjellë teknikën e lojës së shahut.

“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet dhe do flasim prapë”, tha ai.

Llogaridhënia brenda mbledhjes u shtri në të 12 kryetarët e Partisë Socialiste në qarqe, të kryetarëve të bashkive  dhe këshilltarëve socialistë në bashkitë përkatëse, por edhe ndaj punës së deritanishme të Forumit Rinor Eurosocialist që nuk kanë adresuar siç duhet problemet që ngrenë sot studentët. Gabimet janë bërë tashmë, hapi i radhës që premton kryeministri është vetëkorrigjimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!