Dalin rezultatet e autopsisë, blogerja e njohur 22-vjeçare humbi jetën si pasojë e mbytjes

schedule21:10 - 12 Tetor, 2021

schedule 21:10 - 12 Tetor, 2021

Gabby Petito ndërroi jetë nga mbytja. Në këtë përfundim ka dalë mjekësia ligjore në SHBA pas kryerjes së autopsisë së trupit të të resë. Rezultatet e plota të autopsisë vijnë më shumë se tre javë pasi trupi i saj u gjend në Parkun Kombëtar  Grand Teton.

22-vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi u zhduk  në mënyrë misterioze gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj. Më 21 shtator autoritetet njoftuan se Petito u vra, por versioni përfundimtar iu la autopsisë.

Petito dhe i fejuari i saj, Brian Laundrie, kishin nisur një udhëtim rreth e qark vendit me furgonin e tyre tip “Ford”.  E reja i dokumentonte aventurat e tyre në kanalin e saj në YouTube. Udhëtimi i tyre dukej se shkonte mirë deri nga fundi i gushtit kur nëna e vajzës nuk mori më lajme nga ajo.

Tashmë i fejuari i saj është listuar si “person me interes” në lidhje me zhdukjen e Gabby-t. /abcnews.al/