Nëna e tyre e dyshuara kryesore, mediat në Greqi sigurojnë detaje nga raporti mjeko-ligjor: Dy vajzat dyshohet të jenë mbytur

schedule20:44 - 20 Qershor, 2022

schedule 20:44 - 20 Qershor, 2022

Në një kohë kur për pak ditë pritet të bëhet publik raporti mjeko-ligjor rreth vdekjes së dy vajzave të Roula Pispirigou-t, mediat në Greqi kanë siguruar një pjesë të informacionit. Ashtu siç pritej, në raportet e përgatitura për vdekjen e Irisit të vogël dhe motrës së saj Malena, dyshohet të jenë përjashtuar shkaqet patalogjike. Mjekët dyshojnë se mund të bëhet fjalë për mbytje.

Duke marrë indicie edhe nga fotot që tregojnë shenja në fytyrën e Malenas si dhe nga rroba e gjakosur që u gjend pranë Irisit, ata dyshojnë se vajzat e vogla janë vrarë dhe se bëhet fjalë për ndërhyrje njerëzore.

Lexo edhe: Dyshohet që autore të jetë nëna e tyre, përfundimet e raportit mjeko-ligjor: “Vdekja e vogëlusheve Malena e Iris, akt kriminal”

“Përjashtimi i kombinuar i shkaqeve patologjike të vdekjes çon, sërish sipas metodologjisë së punës, në mekanizmin e dhunshëm të vdekjes. Më pas, duke pasur parasysh mekanizmin e veprimit të një faktori mekanik, elektrik ose tjetër, si dhe të helmimit, qasja diagnostike i drejtohet mekanizmit të mbytjes së privimit të jetës. Në këtë rast, mekanizmi i mbytjes si shkak i vdekjes konfirmohet nga gjetjet e mëposhtme nekropsike/patologjike/fotografike:

– Gërvishtje në faqen e djathtë gjatë autopsisë së Maria Eleni Daskalakit dhe pasqyra e fotove.

“Dëmtimet e mukozës në gojë dhe buzën e sipërme gjatë ekzaminimit nekropsik të vajzës së papagëzuar dhe shqyrtimit të fotografive, në kombinim me leckën e gjetur që mbante sasi të mjaftueshme gjaku”.

Ky është fragmenti nga konstatimi i Karakouki – Kalogria që çon në vdekje mbytëse dhe aktivitet kriminal dhe pritet të shkaktojë zhvillime të shpejta në çështjen e Patras. /abcnews.al/