Kalit i pushon zemra në xhirimet e “Rings Of Power”, e konfirmon autopsia

schedule14:58 - 27 Mars, 2023

schedule 14:58 - 27 Mars, 2023

Një kalë që mori pjesë në xhirimet e serialit “The Lord Of The Rings: The Rings Of Power” pësoi një arrest kardiak gjatë provave për një skenë beteje.

“Ngjarja ka ndodhur teksa kali po bëhej gati për prova. Në atë kohë, një veteriner dhe një anëtar i ekipit të mirëqenies së kafshëve të Shoqatës Amerikane Humane ishin të pranishëm. Një autopsi konfirmoi se kali vdiq pasi i pushoi zemra”, tha një zëdhënës i Amazon Studios.

Sipas burimeve, atë ditë morën pjesë më shumë se 30 kuaj për nevojat e serialit. Britanikët kanë 50 vjet që trajnojnë kuaj për filma dhe seriale televizive. Sipas faqes së internetit të kompanisë “Kalorësit e Djallit”, kuajt e stërvitur janë shfaqur në produksionet e ‘Wonder Woman’, ‘Justice League’, ‘Game Of Thrones’ dhe ‘The Crown’./abcnews.al