Më të shumtë në numër dhe më të vendosur kanë qenë këtë të martë studentët e Gjirokastrës në protestën e tyre.
“Larg nga ne forumet, Duam të drejtat tona, Bashkohuni me ne”.
Kanë qenë këto parrullat dhe thirrjet e studenteve duke marshuar nëpër qytetin e gurtë. Në të njëjtën kohë atyre u janë dërguar mesazhe të shumta nga FRESSH për ta ndaluar protestën. Atyre u thuhej se s’kanë arsye për protestuar pasi tarifat i kanë të ulëta. Vetë studentët e kanë denoncuar këtë fakt. Ata protestuan nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 12:00./abcnews.al