Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frrok Çupi: BE është në krah të Ramës, protestat synojnë të destabilizojnë Shqipërinë!

schedule23:36 - 16 Nëntor, 2026

schedule 23:36 - 16 Nëntor, 2026

Analisti Frrok Çupi, në “Ora e njëmbëdhjetë” në ABC News, vlerësoi punën e qeverisë, duke theksuar se projektet e Shqipërisë kanë ecur paralelisht me ato të Bashkimit Europian dhe se tashmë BE-ja është në krah të kryeministrit Edi Rama.

Çupi u ndal edhe te protestat në vend, për të cilat tha se synojnë të krijojnë kaos dhe të ndalin përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Sipas analistit, ndikimi rus në Shqipëri është shfaqur prej kohësh përmes ndikimeve politike, financimeve dhe nxitjes së destabilizimit.



Ai përmendi edhe protestat e njohura si “flamingot”, duke pretenduar se pas tyre qëndronin përpjekje për destabilizimin e vendit.

Çupi ngriti gjithashtu shqetësimin për paralajmërimet për akte terroriste më 28 Nëntor, duke thënë se përmes një televizioni në Shqipëri është paralajmëruar se vendi do të digjet dhe terrori do të mbulojë vendin.

Ai shtoi se qëllimi i këtyre përpjekjeve është ndalimi i përparimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Ka kohë që lufta bëhet e egër. Kjo është një luftë që ka përfshirë brenda saj edhe BE siç edhe Shqipërinë padyshim. Por ngjarjet në Shqipëri këto që kanë ndodhur kohët e fundit janë refleks i asaj se çfarë ndodh në vendet e BE. Ndikimi rus ka kohë që ka konstatuar në Shqipëri me ndikime politike me pagesa me nxitje dhe frymëzime për destabilizimit dhe kishte dorë që në fillesat e asaj që u quajt flamingo. Por në Tiranë është duke u formësuar edhe pakti i të rinjve nacionalist që sipas tyre do ta paraqesin veprat tyre terroriste më 28 nëntor. Nëpërmjet një televizioni në Shqipëri kanë njoftuar se më 28 nëntor Shqipëria do të digjet dhe terrori do të mbulojë vendin. Kjo është trumbetuar në mediat shqiptare. Por qëllimi është të ndalet përparimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!