Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri Karakaçi: Bypass-i i Tiranës do lehtësojë trafikun! Në fillim të 2027, nisin 11 kilometrat e tjerë, financohen nga BE

schedule22:17 - 16 Nëntor, 2026

schedule 22:17 - 16 Nëntor, 2026

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaci, në emisionin “Sheshi i Dollarit”, tha se bypass-i i Tiranës, me gjatësi 21 kilometra nga nyja e Kasharit deri në TEG, po avancon me punimet, ndërsa 10 kilometrat e parë kanë arritur në rreth 50% të realizimit.

Për 11 kilometrat e mbetur, financimi do të sigurohet përmes BERZH-it, ku 40% do të mbulohet me grant nga Bashkimi Europian dhe 60% me hua, ndërsa marrëveshja pritet të miratohet në Parlament në fillim të vitit 2027.

Karakaci njoftoi gjithashtu se në vitin 2027 pritet të avancojnë projektet e Korridorit Blu dhe Korridorit VIII, ku në aksin Elbasan–Qafë Thanë synohet hapja e 5–6 kilometrave të tjerë të autostradës në muajt e parë të vitit.



“Një projekt i rëndësishëm që po financohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar është bypass-i i Tiranës. Fillon nga nyja e Kasharit dhe gjithë projekti është 21 km dhe të çon në TEG. Pra ti automatikisht në qoftë se do të kalosh në Elbasan apo më andej, nuk ke arsye që të hysh në qytetin e Tiranës. Patjetër që do ketë dhe degëzimet përkatëse për fshatrat dhe njësitë administrative. 10 kilometrat e para që janë duke u financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë ecur mirë, jemi diku te 50% të volumit të punimeve të realizuara në terren. Ndërkohë 11 kilometrat pasues është një financim me BERZH dhe ku ne kemi përfituar grant nga Bashkimi Europian.

Dhe po thoja që 11 kilometri pasues, që është një financim i huaj me BERZH, 40% e këtij projekti financohet me grant nga Bashkimi Europian dhe 60% me hua. Ne jemi duke finalizuar marrëveshjen e financimit me BERZH. BERZH po ashtu është duke finalizuar dhe studimin e plotë mjedisor që do e kemi brenda fundit të këtij viti, dhe unë besoj që nga fillimi i vitit 2027 do kemi një marrëveshje financimi të miratuar në Parlament që do të na krijojë mundësinë që të zhvillojmë edhe 11 kilometrat pasues të bypass-it të Tiranës.

Patjetër që projekti njeh shumë mirë dhe buxheti i ministrisë njeh shumë mirë qendrën e Tiranës dhe nevojën që të kemi shfryrje trafiku.
Ne presim në fillim të vitit studimin e fizibilitetit për Muriqan–Balldren, që është segmenti i parë i Korridorit Blu kur kalon kufiri nga Mali i Zi. Është një projekt shumë i rëndësishëm, është i kushtueshëm dhe ne do kemi mundësi ta realizojmë atë me grante nga Bashkimi Europian. Dhe pastaj për të vazhduar me të gjitha pjesët e segmenteve të tjera të Korridorit Blu, ku një pjesë e tyre janë tashmë të lidhura.

Siç është Korridori VIII më pas: te Korridori VIII është zgjerimi i Elbasan–Qafë Thanë. Kemi ecur mirë, punimet në mjaft segmente të tij kanë ecur mirë. Brenda në dy-tre muajt e parë të vitit 2027 ne do kemi mundësi që të hapim pjesë të tjera të asaj autostrade, rreth 5–6 km vijues të saj deri në tunel. Dhe patjetër ne e pranojmë faktin që aty kemi patur disa vonesa të ardhura nga rrëshqitjet e vitit të shkuar, ku tashmë edhe për ato Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë zgjidhje të plota teknike dhe buxheti i 2027-s ka edhe masat përkatëse për të dalë nga ato rrëshqitje që ndodhën në vitin e shkuar.” , tha ministri.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!