Aeroporti i Tiranës do të presë rreth 13 milionë udhëtarë deri në fund të vitit 2026. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, theksoi se gjatë këtij viti hyrjet në aeroport kanë regjistruar rekord, duke lënë pas edhe fluksin në disa aeroporte rajonale.
Ndërsa komentoi ndryshimet në paketën fiskale, ku një ndër elementët më të rëndësishëm është heqja e taksës së qarkullimit prej 32 lekësh, ministri tha se edhe mjetet elektrike duhet të paguajnë, pasi konsumojnë rrugën.
Gjatë vitit të ardhshëm, një sërë projektesh infrastrukturore pritet të përfundojnë.
Po ashtu, edhe disa projekte hekurudhore si Tiranë–Durrës, Vorë–Hani i Hotit dhe Durrës–Rrogozhinë vlerësohet se do të avancojnë vitin që vjen.



