Ansu Fati cilësohet si e ardhmja e Barcelonës, e klubi synon ta mbajë atë gjatë në klub . Veprimi i fundit duke i besuar talentit numrin “10” tregon shumë mbi pritshmëritë që ka klubi për këtë lojtar.
Kontrata e Fati skadon verën e ardhshme e marrëveshja për rinovim duket afër, mirëpo për të mos e lënë kaq qetë situatën, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes po i bën presion Barçës me një largim të mundshëm të sulmuesit drejt Manchester City-t.
Dihet situtata e vështirë ekonomike e klubit, e largimi i Moriba, një tjetër talenti që premtonte shumë ka ndezur sirenat e alarmit në kampin katalanas. Ansu Futi kurrësesi nuk duhet të jëtë një telenovelë e re, pasi do të ishte shumë.
Sipas mediave, Mendes i ka synimet e qarta dhe ato lidhen me qëndrimin e Fati në Spanjë, por në të njëjtën kohë mban edhe një tjetër klub në lojë si Man City. /abcnews.al/