Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova regjistron 28 humbje jete dhe 489 të infektuar në 24 orë

schedule15:02 - 6 Shtator, 2021

schedule 15:02 - 6 Shtator, 2021

Në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe 28 qytetarë të tjerë. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se në 24 orë kanë rezultuar pozitivë për virusin edhe 489 qytetarë të tjerë nga 6,310 testime të kryera.

Po ashtu, betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 859 qytetarë të tjerë ndërsa në total numri i të shëruarve shkon në 124.711.

NJOFTIMI



06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!