Kjo ditë e fundit e merkatos nuk mund të bënte përjashtim dhe të mos ishte e çmendur, siç ka qenë gjithë ky treg transferimesh. Lëvizja e radhës e bujshme pas Camavinga apo Ilaix Moriba është Saul Niguez.
Mesfushori është përfolur gjatë gjithë kohës për largim nga Atletico Madrid, por deri më sot nuk kishte asnjë marrëveshje. Vetëm sot, Chelsea ka arritur të bindë klubin madrilen dhe të sigurojë shërbimet e mesfushorit të kombëtares së Spanjës.
Saúl to Chelsea, HERE WE GO! Agreement reached for €5m loan from Atletico Madrid. Personal terms agreed. Saúl will be in London soon to sign the contract. ?? #CFC #DeadlineDay
Final details and the deal will be announced. Difficult deal but finally set to be completed. pic.twitter.com/3Jq5e3JwXE
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021
Fabrizio Romano bën me dije se Saul do kalojë në Londër përmes formulës së Huazimit, në këmbim të 5 milionë eurove.
Mbetet për t’u parë nëse do të përfshihet një klauzolë blerje, por lajmi është se Chelsea, me afrimin e këtij lojtari, arrin të formojë mesfushë të frikshme së bashku me Jorginhon dhe Kante. Ditë më parë Chelsea bleu edhe Romelu Lukakun nga Inter. /abcnews.al