Avokati Leotrim Syla tha në Balkan Update se hallkat e drejtësisë kanë dëshuar në rastin e Arlinda Zekajt.
Sipas Sylës, përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve duhet ta japë drejtësia, ndërsa qeveria duhet të ndihmojë në organizimin më të mirë të institucioneve përgjegjëse.
Syla tha se duhen hapa më seriozë për organizimin më të mirë të policisë gjyqësore. Syla ka theksuar gjithashtu rëndësinë e edukimit në shkolla, duke nënvizuar se ndryshimi i mentalitetit kërkon një proces të gjatë dhe ndërtim strukturor në të gjitha hallkat e shoqërisë.
“ Në rastin e Arlindës ka ceduar drejtësia. Hallkat e drejtësisë dështuan në rastin e Arlindës. Përgjigjen për kërkesat e qytetarëve duhet ta japë drejtësia, qeveria është hartuese. Qeveria duhet të ndihmonte në organizimin më të mirë të policisë gjyqësore dhe duhet të merren hapa më seriozë.
Hetuesit nuk kanë asnjë kualifikim më tepër sesa një polic trafiku. Është duke u bërë pak edhe në edukimin në shkolla. Këto përkthehen në të gjitha hallkat, edukimi dhe mentaliteti është proces dhe duhet ndërtim strukturor. Në drejtësi, që nga punësimet në punë sociale pas luftës në Kosovë, janë cilësuar si vend strehimi për punësimet me prapavijë politike.”


