Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtësi për Arlinda Zekajn/ Qytetarët marshojnë në Prishtinë, familjarët: S’mundemi ta përballojmë, kërkojmë drejtësi!

schedule16:48 - 28 Tetor, 2026

schedule 16:48 - 28 Tetor, 2026

Familjarët e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, po marshojnë bashkë me shumë qytetarë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Në krye të marshit, ata po kërkojnë drejtësi, për rastin që thanë se nuk po munden ta përballojnë.

“Nuk kemi fjalë. Jemi familjarë, motrat e vëllezërit, të gjithë. Jemi të lodhur. Jemi psiqikisht të humbur. S’po mundemi me përballu. Kërkojmë drejtësi”.



Arlinda Zekaj u vra dyfish, nga heshtja e intitucioneve dhe deklarata e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla, nga salla e parlamentit të Kosovës.

“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta po t’i ishte drejtuar Qeverisë do të kishte pasur angazhim”, tha ajo.

Ajo u vra nga kunati i saj Albert Sylaj me sëpatë, disa minuta pasi ishte kthyer nga stacioni i policisë, brenda ambienteve të shtëpisë së saj në Vitomiricë, Pejë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!