Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet vrasësi i Arlindës/ Kosovë, Albert Sylaj u vu në pranga për vrasjen e kunatës

schedule17:04 - 28 Tetor, 2026

schedule 17:04 - 28 Tetor, 2026

Arrestohet vrasësi i Arlinda Zekajt.

Sipas bluve të Kosovë kapja e tij u realizua të martën rreth orës 23:40, në Deçan.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë nga kunati më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, 10 minuta pasi ishte kthyer nga stacioni policior i Pejës ku kishte bërë denoncimin e fundit.



Nga raportimet për dhunë e kanosje te betejat për kujdestarinë e djalit dhe pasurinë e përbashkët, Arlinda Zekaj kërkoi vazhdimisht ndihmë nga institucionet.

Thirrjet e saj për drejtësi dhe mbrojtje kishin nisur intensivisht nga mesi i vitit 2026.

Arlinda Zekaj dhe Jeton Sylaj, ish bashkëshorti i saj ishin të martuar për rreth 13 vjet.

Në deklaratën e dhënë në polici më 10 korrik 2026, Arlinda kishte thënë se gjatë jetesës në Amerikë kishte përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti, të cilën, sipas saj, e kishte raportuar edhe te autoritetet amerikane.

Pjesë e konfliktit u bë edhe beteja për kujdestarinë e djalit.

Ata nuk ishin divorcuar asnjëherë ndonëse Jeton Sylaj kishte deklarur që janë ndarë “pa letra” (jo zyrtarisht) që nga viti 2025.

Sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, gjatë një bisede telefonike në dhjetor të vitit 2025, Jetoni e kishte kërcënuar Arlindën me vrasje dhe kishte kërkuar që ajo të largohej nga shtëpia, ndërsa këtë të mërkurë përpara trupës gjykuese Jeton Syla deklaroi se ishte përpjekur ta shmangte targjedinë.

Shkak për konfliktin e thelluar u bë ndarja e saj nga djali në qershor të vitit 2026, ndërsa në 16 tetor 2026 – Gjykata vendos në favor të Arlindës.

Por fundi i Arlindës erdhi nga kunati i saj, duke lënë pas dështim të hallkave të drejtësisë në vend dhe një deklaratë skandaloze të ministres së drejtësisë, Donika Gërvalkla e cila tha se nëse viktima do ti kishte kërkuar ndihmë qeverisë ndoshta do kishte gjetur zgjidhje. Përballë padrejtësisë, shoqëria civile nuk qëndroi në heshtje.
Ata kërkuan siguri për gratë, drejtësi për të vrarat dhe doreheqjen e ministres se drejtësisë Donika Gërvalla. Që nga fillimi i vitit në Kosovë tetë gra janë vrarë nga burrat dhe familjarët e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!