Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë sipas marrëveshjeve paraprake”/ Brukseli: Detyrimet nuk ndryshojnë nga qeveria e re në Serbi

schedule17:44 - 28 Tetor, 2026

schedule 17:44 - 28 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi dhe qeveria e re nuk ndryshojnë detyrimet që vendi ka për dialogun me Kosovë.

Brukseli thekson se dialogu nuk varet nga liderë të veçantë politikë dhe se të gjitha zotimet e mëparshme mbeten në fuqi.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk varet nga liderë të veçantë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten në fuqi, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023, njohur si Marrëveshja e Ohrit.”



Sipas Brukselit është ende herët të thuhet nëse ndryshimet politike në Beograd do të ndikojnë në qëndrimin negociues të Serbisë apo në ecurinë e dialogut me Kosovën.

“Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, të respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit.”

Bashkimi Evropian ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re, pas zgjedhjeve fituesit u uruan nga Brukseli, ndërsa nuk dihet ende nëse në postin e kryeministrit do të jetë kardiologu ilija Srdanoviç dhe cilët do të jënë emrat e tjera në postet e rëndësishme qeveritare.

Dialogu Kosovë-Serbi ka mbetur pezull prej më shumë se 2 vitesh, pa takime të nivelit të lartë dhe pa avancime të mëtejshme mes palëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!