EMRAT/ Shpërndanin heroinë në Elbasan, arrestohen tre persona

schedule11:01 - 31 Gusht, 2021

schedule 11:01 - 31 Gusht, 2021

Elbasan – Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se akuzohen për shpërndarje të drogave të forta.

Sipas policisë në pranga kanë rënë Ahmet Kushi, 31 vjeç, Aleksandër Hazizaj, 39 vjeç dhe Besmir Duka, 32 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Ahmet dhe Aleksandër (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike. 

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular, një peshore e vogël elektronike, municion luftarak dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: 

Ahmet Kushi, 31 vjeç, Aleksandër Hazizaj, 39 vjeç dhe Besmir Duka, 32 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Ahmet dhe Aleksandër (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 3 aparate celular, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, një sasi municioni luftarak, kokrra të bardha të dyshuara si metadon dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. /abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!