Rreth 55 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë sonte në Kosovë

schedule14:18 - 30 Gusht, 2021

schedule 14:18 - 30 Gusht, 2021

Afro 55 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer pritet të arrijnë sonte në Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri, Albin Kurti.

Ndërsa, nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar ardhjen e vaksinave duke thënë se përveç atyre që janë në stok Kosova do të pranojë edhe rreth 55 mijë vaksina të tjerë Pfizer.

Gjatë javëve të fundit pati rritje të madhe të numrit të të infektuarve dhe të atyre që humbën jetën si pasojë e këtij infeksioni.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë konfirmuar edhe 36 viktima nga COVID-19. Duke filluar nga sot në kuadër të vendit janë vendosur masat e reja antiCOVID, ndër to edhe ora policore e cila fillon nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu qytetarët duhet që të bartin maska thuajse në secilin rast ndërsa lëvizja e tyre pas orës 22:00 është vetëm për raste urgjente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!