Protesta tek Unaza e Re, Drobaj e Protoduari kërkojnë lirimin

schedule11:54 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 11:54 - 4 Dhjetor, 2018

Daniel Dobraj dhe Dorjan Protoduari, dy prej personave që janë ende në qeli pas protestës të dhunshme të zhvilluar para Kuvendit me 22 nëntor kërkojnë nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë. Për të dy këto persona në ditët e fundit të nëntorit gjykata caktoi masën e sigurisë burg pa afat, por Dobraj, i riu i cili dyshohet se hodhi kapsollën që plagosi punonjësën e policisë Ina Nuku dhe Protoduari, i cili u vu në pranga në ambientet e Spitalit të Traumës pasi ndaj tij ishte prerë më parë një fletë arresti, kërkojnë lirimin nga qelia ose një masë më të butë sigurie. Kërkesa është bërë nga ana e avokatëve mbrojtës të dy të rinjve.

19 vjeçari Dobraj akuzohet per “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Ndërsa Dorjan Protoduari, 30 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë nr.6 për “Organizim dhe pjesemarrje në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!