Opozita në Kosovë kërkon rrëzimin e qeverisë Haradinaj

schedule11:39 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 11:39 - 4 Dhjetor, 2018

Lajmi për krijimin e ushtrisë së Kosovës në 14 dhjetor, si dhe për mbetjen në fuqi të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe që hyjnë në vend, nuk ka qetësuar aspak opozitën në vend. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon dorëheqjen e qeverisë Haradinaj, pas dështimit për liberalizimin e vizave.

Lidhja Demokratike e Kosovës, me anë të një deklarate për media ka kërkuar senacë të jashtëzakonshem në parlament dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Haradinaj, pas dështimit për liberalizimin e vizave. Partia e Isa Mustafës akuzon publikisht kreun e ekzekutivit Haradinaj se po fajëson Bashkimin europian në një kohë që faji është i keqqeverisjes së vendit.

“Dështimin në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol po e shesin si dështim të Evropës, në rastin e liberalizimit të vizave, dhe të sigurisë globale, në rastin e Interpolit”, thuhet më tej në deklaratë.

LDK këmbëngul se Kosovës po i mbyllen dyert, sepse udhëhiqet prej njerëzve të izoluar. Sipas saj, parlamenti i vendit duhet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje dhe dorëheqja e qeverisë është veprimi i vetëm që ka mbetur për tu bërë.

Ndërkohë mëngjesin e të martës kryeministri Haradinaj ka pritur në takim disa nga përfaqësuesit e komunave të veriut të Kosovës. Në këtë takim u fol për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të vendit. Nga ana e tij, Haradinaj i ka siguruar se Qeveria është e përkushtuar që të të jetë sa më pranë banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre. /abcnews/al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!