Situatë kritike nga COVID në Kosovë, Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhje urgjente

schedule13:15 - 29 Gusht, 2021

schedule 13:15 - 29 Gusht, 2021

Nisur nga situata kritike e pandemisë së COVID në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka anuluar udhëtimin drejt Austrisë ku sot pasdite do të mbahet Forumi Evropian Alpbach 2021,

Pasditen e sotme ai do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

“Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, bën të ditur zyra e kryeministrit.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona si pasojë e COVID ndërkohë që janë konfirmuar pozitivë rreth 2 mijë raste të reja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!