Egnatia ka qenë aktive në merkato gjatë kësaj vere. Rikthimi në Superiore pas 16 vitesh i vuri drejtuesit në lëvizje.
Rrogozhinasit kanë bërë disa afrime nga Maqedonia e Veriut dhe tashmë kanë arritur marrëveshjen me një shqiptar që ka luajtur me Shkëndijën, Rabotnickin, Turnovo dhe Renovën.
Bëhet fjalë për Demir Imerin, i cili spikati sezonin e shkuar me fanellën e Vllaznisë në Superiore. 26-vjeçari luajti 33 ndeshje dhe shënoi 4 gola.
Egnatia e ka bindur me ofertën e bërë dhe palët kanë arritur marrëveshjen. Klubi i Superiores ka dalë edhe me njoftim për afrimin e Imerit. /abcnews.al