U fut të ndante sherrin, shuhet në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi i Ajax

schedule20:57 - 2 Gusht, 2021

schedule 20:57 - 2 Gusht, 2021

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare Jerge Hoefdraad, ish-sulmuesi i Ajax në futbollin holandez. Pak ditë më parë festoi përvjetorin, ndërsa sot ka ndërruar jetë pas një plumbi që mori në kokë.

De Telegraaf shkruan se ngjarje e rëndë ndodhi në një lokal të Amsterdamit. Një sherr shpërtheu, ish-sulmuesi u fut për të ndarë, por një person që nuk është identifikuar ende e qëlloi në kokë.

Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 35-vjeçari me origjinë nga Surinami nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve. Jerge është një prodhim i Ajax, teksa ka luajtur edhe me RKC, Almere City, Telstar dhe Cambuur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!