Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po digjte mbeturina në ullishte, flakët i dalin jashtë kontrollit! Humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër

schedule13:55 - 4 Tetor, 2026

schedule 13:55 - 4 Tetor, 2026

Një 76-vjeçar ka humbur jetën në Mallakastër, pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe me ullishte.

Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari me inicialet N. C. po digjte mbeturina, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën.



Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, si edhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!