Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flamingo Mirror”, Rama: Mbi 127 mijë kërkime në 24 orët e para, raportohen edhe sulmet kibernetike

schedule14:09 - 4 Tetor, 2026

schedule 14:09 - 4 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e “Flamingo Mirror”, platformës së prezantuar si pjesë e “Pasqyrë Albania”, e cila synon t’u ofrojë qytetarëve akses në dokumente, të dhëna dhe informacion mbi çështje me interes publik.

Në një postim në Facebook, Rama deklaron se vetëm në 24 orët e para nga kalimi i platformës “LIVE”, janë regjistruar mbi 127 mijë kërkime në platformë.

Sipas kryeministrit, gjatë kësaj periudhe janë kryer 3,397 kërkime për faqe, ndërsa janë bërë edhe 49 pyetje të reja.



Rama bën të ditur gjithashtu se platforma ka evidentuar 122 sulme kibernetike, të ardhura sipas tij nga 32 adresa të huaja. Kryeministri pretendon se këto sulme janë zmbrapsur dhe se nuk kanë shkaktuar dëme.

“Flamingo Mirror një epokë e re transparence”, shkruan Rama, duke e cilësuar këtë rezultat si vetëm fillimin e një procesi që, sipas tij, synon përballjen publike me informacionin dhe dokumentet zyrtare.

“Ky është vetëm fillimi i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale”, shprehet kryeministri.

“Flamingo Mirror” u prezantua më 3 tetor si një komponent i “Pasqyrë Albania”. Sipas Ramës, platforma do të shërbejë si një dritare publike ku qytetarët mund të konsultojnë dokumente, të dhëna, referenca ligjore dhe statusin e proceseve që lidhen me çështje të rëndësishme publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!