Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina fiton miqësoren “e lodhur”/ Mundi 7-0 Burkina Faso, rivalët luajtën pas udhëtimit 12 orësh

schedule14:22 - 4 Tetor, 2026

schedule 14:22 - 4 Tetor, 2026

Argjentina shkatërroi Burkina Fason me rezultatin 7–0, duke dominuar plotësisht miqësore në stadiumin “Monumental” të Buenos Aires. Ndeshja u shndërrua në një monolog të vendasve ndaj një kundërshtari që nuk mundi të bënte asnjë rezistencë, pas një udhëtimi që u kthye në një “odise” të vërtetë.

Përtej diferencës së qartë në cilësi, zhurmë bëri historia e skuadrës afrikane, që mbërriti në Buenos Aires vetëm pesë orë para ndeshjes me një ekip të përbërë pothuajse tërësisht nga lojtarë të rinj, të mbledhur me nxitim pasi ekipi i parë bojkotoi ndeshjen në shenjë proteste për çështje pagesash dhe një udhëtim të mundimshëm 12 orësh.

Të gjitha këto ndikuan rezultatin që u zhbllokua pas vetëm katër minutash nga Lautaro Martínez.



Epërsia e Argjentinës u dyfishua falë një autogoli të mbrojtësit Diallo, të pasuar shpejt nga një gol i tretë i shënuar nga Gianluca Prestianni. Para përfundimit të pjesës së parë, pati kohë edhe që Nico Paz dhe Julián Álvarez të shënonin gjithashtu, duke e kthyer sfidën në një goleadë të vërtetë.

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra për shkak të zëvendësimeve të shumta të zakonshme, megjithatë Argjentina vazhdoi të luante me vendosmëri. Franco Mastantuono e çoi rezultatin në 6-0 në fund të një aksioni të shkëlqyer, ndërsa në shtesë, Giuliano Simeone shënoi me kokë për të vulosur përfundimisht fatin e miqësores.

Tani, e gjithë vëmendja e popullit argjentina shvendoset te ndeshja e radhës miqësore kundër Beninit, në program në orët e para të 7 tetorit, sipas orës shqiptare, e cila do të shënojë lamtumirën e Lionel Messit me fanellën e kombëtares.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!