Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Holanda prish festën e Greqisë/ Helenët kryesuan gjithë ndeshjen, por në fund u ndalën 2-2

schedule12:43 - 2 Tetor, 2026

schedule 12:43 - 2 Tetor, 2026

Pas suprizës në Gjermani, Greqia flirtoi me një tjetër fitore të madhe në Ligën e Kombeve. Madje, helenët e kishin në dorë suksesin për një pjesë loje, por në fund u ndalën 2-2 nga Holanda.

“Tulipanët” eviton humbjen në stadiumin e Selanikut, duke shpëtuar një ndeshje që po shkonte në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjo pasi, të zotët e shtëpisë e nisën fort sfidën dhe pas golit të Tzolis të anuluar nga sistemi VAR gjetën epërsinë në minutën e 23-të me Ioanidis.



Në shtesën e fraksionit të parë, grekët dyfishuan diferencën. Masouras ndali topin në rrjetë për atë që mund të ishte goli i fitores.

Por gjerat ndryshuan pas pushimit.

Holanda e Xavi Hernandez u kthye në fushë me një tjetër fytyrë dhe në minutën e 59-të, Van Dijk ngushtoi rezultatin.

Miqtë shënuan sërish me Dumfries në të 65-ën, por sistemi VAR ndërhyri për herë të dytë në këtë ndeshje duke anuluar barazimin.

Epërsia 2-1 e grekëve qëndroi në fuqi deri në fundin e sfidës, por në limitet e pjesës së parë do të vinte surpriza e hidhur për ta.

Reijnders shënoi golin e dytë për Holandën, duke vulosur edhe fatin ndeshjes në barazim.

Një pikë e rëndësishme për skuadrën e Xavi, që mbetet në vendin e dytë të renditjes në grupin e saj, me vetëm dy pikë më pak se Greqia, që ruan kryesimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!