Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjermania, për “hakmarrje” në Greqi/ Synohet revanshi për humbjen 1-0 pësuar në Augsburg

schedule14:23 - 4 Tetor, 2026

schedule 14:23 - 4 Tetor, 2026

Misioni është vetëm një dhe e ka emrin hakmarrje.

Gjermania e di se do të duhet të vendosë nderin e saj në vend pas humbjes ndaj Greqisë në Augsburg në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Ishte një tronditje e madhe, dhe disfata e parë trajnerit Jurgen Klop në stolin “teuton”, por katër herë kampionët e botës janë të tillë që mund të bëjnë gjithçka.



Pra, edhe të fitojnë në duelin e sotëm në orën 20:45 në stadiumin “Tumba” në Selanik.

Klop nuk ka probleme shtesë me dëmtimet pasi Shloterbeku u largua para ndeshjes ndaj Serbisë.

Gjithsesi, komentet janë që sulmi mbetet problem dhe Voltemade nuk ka bindur, ndaj titullar mund të jetë Burkhart.

Natyrisht, janë emra që nuk kanë të krahasuar me legjendat si Gerd Myler, Rumenige, Klinsman apo Klose, pork jo është Gjermania e sotme.

Klop është I bindur se suksesi 2-0 kundër Serbisë ka dhënë besim dhe se mund të arrihet fitorja e dytë në Ligën e Kombeve, ku në grup është edhe Holanda.

Greqia, ndërkaq po punon për të pasur tjetër rezultat pozitiv, pas fitoreve në Beograd e në Augsburg, si dhe barazimit 2-2 ndaj tulipanëve në shtëpi, por njëri nga yjet kryesorë, sulmuesi Xholis nuk është në dispozicion.

Gjermanët mbajnë vendin e tretë me 4 pikë ndaj të grekëve dhe 5 të Holandës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!