Nuk I prisnim kështu, por duket se nuk po na ndahen.
Futbollistët e Bjellorusisë e kanë treguar veten si pretendentë për vendin e parë në grupin tonë në Ligën e Kombeve, dhe për këtë mjaftuan dy rezultate pozitivë radhazi.
Pas barazimit pa gola në Finlandë, I cili mund të kishte edhe fitore, ish-sovjetikët mundën thellë dhe bindshëm San Marinon, me shifrat 4-0.
Diferenca me vendin e parë është 3 pikë, dhe me Shqipërinë dy.
Natyrisht, nuk është ndonjë sukses për t’u mburrur shumë sepse po flasim për ekipin më të dobët në botë, por pikët janë njësoj dhe golat mund të luajnë rol renditjen përfundimtare.
Në fund të fundit, ky është Niveli C I Ligës së Kombeve.
Në stadiumin asnjanës në Budapest të Hungarisë, golat shënuan nga Artjom Koncevoi në 46’ e 88’, Artjom Shumanski në 65’ dhe Ebong në 68’.
Asnjë tifozë nuk ishte në tribuna, ndërsa Bjellorusia mbetet në sanksione për shkak të ndihmës për Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës, por të paktën luan, ndryshe nga rusët.
Natyrisht, fituesit patën epërsi me trefishin e gjuajtjeve në total e në portë dhe me gati 70 për qind mbajtje topi.
Në renditjen e grupit tonë në Ligën e Kombeve, Finlanda kryeson me 7 pikë ndaj 6 të Shqipërisë, ndërsa Bjellorusia ka 4, por mund ta kapë Finlandën nëse e mund të martën sërish në Budapest.


