Stivi Frashëri pritet të jetë lojtari i radhës që largohet nga Teuta. Portieri korçar është pjesë e kampionëve të Shqipërisë prej gushtit të vitit 2019, dhe del lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës evropiane.
30-vjeçari ndodhet në bisedime me Ballkanin. Nëse arrihet akordi, Frashëri do të rigjente Rustem Hoxhën tek ekipi nga Suhareka. Teuta nuk do të mbetet e papërgatitur dhe ka piketuar zëvendësuesin e “gardianit”.
Klubi durrsak po negocion me Pano Qirkon, i cili sezonin e kaluar mbrojtësi portën e Bylisit. 22-vjeçari nga Vlora ka edhe dy vite kontratë me ballshiotët. Drejtuesit e Teutës po bisedojnë me Qirkon, teksa kanë arritur në parim akordin me presidentin e Bylisit. /abcnews.al