SARANDË– Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Sarandë.
Burime konfirmojnë për ABC News se ka disa persona të arrestuar. Mes të arrestuarve janë edhe “kokat” e grupeve, që shpërndanin drogë.
Gjithashtu janë sekuestruar lëndë narkotike, kokainë, kanabis dhe armë.
Operacioni antidrogë nga Komisariati i Sarandës vjen pasi fenomeni i shpërndarjes së drogës ishte bërë shqetësues./abcnews.al

