Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Finalja” për Kategorinë superiore/ Pogradeci dhe Teuta do të përballen në sfidën e play off

schedule13:13 - 12 Maj, 2026

schedule 13:13 - 12 Maj, 2026

Sfida do të jetë e njëjta, edhe pse rivali i ndryshëm. Pogradeci do të ketë një mundësi të dytë, një vit pas të parës, për t’u ngjitur në Superligë. Në finalen e plej ofit të Kategorisë së Parë, ekipi i trajnerit Emiliano Çela, ia doli 1-0 ndaj Besës së Kavajës, në “Elbasan Arenë”.

U deshën 120 minuta, dhe u nxorrën tre kartonë të kuq nga arbitri kryesor Yzeiraj, që të gjithë në kohët shtesë. Një ndeshje shumë e fortë, me pjesën e parë më të ekuilibruar, dhe me kavajasit që patën epërsi sidomos pas pushimit.

Besa e trajnerit Gugash Magani iu afrua më shumë portës kundërshtare, krijoi më shumë raste, dhe duhej të kishte shënuar, por ose goditi shtyllën, ose lojtarët e saj gabuan në gjuajtje, ose portieri kundërshtar Staniç shmangu gjithçka.



Natyrisht, edhe pogradecarët i patën disa mundësi, dhe u ndihmuan nga ligji i pashkruar i futbollit që nëse nuk shënon, do të pësosh.

Në 98’, Neto mori karton të kuq dhe kavajasit nuk u mbajtën me një lojtar më pak. Indio Oliveira, ish-futbollist I verdhezinjve, shënoi golin e vetëm në 105’.

Më pas, u përjashtuan edhe dy të tjerë, Kofi po I Besës, dhe Kazim i Pogradecit.

Finalja e plej autit do të luhet këtë të shtunë të 16 majit në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, pra Teuta do të ketë avantazhin e fushës, ashtu siç e pati Tirana vjet, që e fitoi atë sfidë me rezultatin minimal 1-0. Nëse Pogradeci ia del, do të kthehej në elitë për herë të parë që nga viti 2012, ndërsa ka luajtur tek më të mirët edhe dy sezone të tjerë, nga 1991 deri në 1993.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!