Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Ç’nuk na vret na bën më të fortë”, Rama takon banorët në Himarë: Angazhim maksimal për përballimin e situatës

schedule22:20 - 5 Shtator, 2026

schedule 22:20 - 5 Shtator, 2026

HIMARË- Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

Nga të gjithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit Air Tractor gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!