Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Fier/ Prefekti Anduel Xhindi për ABC News: Nuk ka rrezik për zonat e banuara, vatrat janë nën kontroll

schedule20:04 - 5 Shtator, 2026

schedule 20:04 - 5 Shtator, 2026

Pas zjarrit që shkrumboi 5 fshatra, në Fier sot ka vetëm tre vatra aktive zjarresh, nën kontroll dhe larg banesave.

Në Frakull, Levan dhe Peshtan vazhdon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve. Natën e kaluar flakët prekën shtëpitë, duke dëmtuar ekonomitë familjare, kryesisht në ullishta, vreshta dhe drurë frutorë.

Prefekti i qarkut të Fierit, Anduel Xhindi, konfirmoi për ABC News se situata është nën kontroll dhe se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ai bëri të ditur se nuk ka nevojë për evakuime, pasi vatrat janë izoluar dhe po monitorohen nga strukturat në terren.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme janë djegur tre objekte, dy banesa të pabanuara dhe një punishte si dhe janë dëmtuar një sipërfaqe e madhe me ullishte.

“Janë shkaktuar  dëme të mëdha në këto tre njësi. Falë angazhimit të strukturave civile, e kemi vënë nën kontroll situatën dhe aktualisht kemi dy vatra aktive. Fatmirësisht, në momentin që po flasim nuk ka rrezik për zonat e banuara. Kanë operuar një helikopter dhe një avion Air Tractor.

Nuk ka nevojë për të kryer evakuime, sepse zjarri është i izoluar. Ende nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmeve që janë shkaktuar deri tani. Gjatë ditës së djeshme janë djegur tre objekte, dy shtëpi të pabanuara dhe një punishte, ka edhe një sipërfaqe me ullishte dhe një sipërfaqe pyjore të djegur…”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!