Merkato është futur në fazën e saj më të nxehtë. Liverpool ofroi 100 milion euro për Federico Chiesa pak ditë më parë, por Juventusi refuzoi propozimin e “The Reds”.
Klubi anglez ka kaluar në planin B, që është Adama Traore. 25-vjeçari i Wolves është një nga të preferuarit e Jurgen Klopp dhe drejtuesit e Liverpool kanë gati një ofertë për të.

Mediet angleze shkruajnë se Liverpool do të ofrojë 35 milion euro te “Ujqit”, të cilët deri pak kohë më parë e cilësonin të pashitshëm spanjollin.
Ardhja e Francisco Trincao nga Barcelona, i cili luan në të njëjtin pozicion si Traore, i mundëson Wolves që të shesë lojtarin me origjinë nga Mali. /abcnews.al

