Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pilo gol në Champions/ Mbrojtësi i kombëtares i shënon gjigandit Real në Athinë

schedule13:07 - 5 Nëntor, 2026

schedule 13:07 - 5 Nëntor, 2026

Sa shumë është rritur këtë vit.

Stavro Pilo e tregoi veten edhe një herë në Champions, në fazën e grupeve, duke shënuar golin e dytë personal.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare, që është titullar I padiskutueshëm I AEK-ut të Athinës, realizoi në portën e gjigandit më të madh të futbollit në Europë dhe në Botë, Realit të Madridit.



Ylli kuqezi nisi dhe përfundoi një aksion të rrufeshëm në kundërsulm në 75’, duke I shënuar njërit prej portierëve më të mirë në planet, belgut Tibo Kurtua, madje duke ia kaluar topin mes këmbëve.

Ishte rrjeta për epërsinë 2-1 të kampiones së Greqisë, dhe e dyta këtë edicion për Pilon, pasi më parë I shënoi edhe gjigandit tjetër, Mançester Siti.

Mbrojtësi I majtë shqiptar luftoi shumë ndaj yjeve madrilenë si Mbape, Vinisius apo Endrik, dhe për këtë mori notën mjaft të mirë 6.3, shumë pranë më të mirëve të AEK-ut, Majer, Joviç, Gaçinoviç apo Koita.

Gjithsesi, skuadra më e mirë e Greqisë nuk mundi ta mbante avantazhin, ndërsa kishte shënuar që në minutën e 12-të për 1-0.

Fillimisht, Xhud Belingham barazoi për 1-1 me një veprim të bukur në 32.

Tri minuta pas rrjetës së Pilos, Kilian Mbape barazoi për herë të dytë, duke I dhënë shpresë të besuarve të trajnerit Zhoze Murinjo, ndërsa goditja fatale për AEK-un erdhi në minutën e dytë shtesë.

Federiko Valverde realizoi një gol të madh me specialitetin e tij, gjuajtjen nga distanca, dhe Reali u ngjit në vend të parë në grupin e Championsit, me 12 pikë të plota në 4 ndeshje, po aq sa Paris SG.

Kampionia e Greqisë është në vendin e 30-të mes 36 ekipeve me tri pikë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!