Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa mbajtën një konferencë me mediat pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë.
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa tha se procesi i integrimit europian nuk është vetëm një detyrë teknike, por një proces që përfshin të gjithë shoqërinë shqiptare.
Ambasadorja shtoi se anëtarësimi në BE kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe mbështetjen e qytetarëve. Sipas ambasadores, dhuna nuk ka vend në jetën demokratike dhe se ajo që mungon aktualisht është dialogu.
Ambasadorja theksoi se protesta zhvillohen edhe në vende të tjera të Europës, ndërsa rëndësi ka që problematikat të kuptohen dhe të trajtohen përmes mekanizmave demokratikë.
“E ritheksoj atë që tha kryeministri, se procesi i integrimit dhe objektivi i viti 2027, jemi në rrugën e duhur. Por anëtarësimi nuk është vetëm detyrë teknike, por i përket të gjithë shoqërisë shqiptare dhe në raportin e Komisionit është shpjeguar mobilizimi më i madh qytetar, ku qytetarët kërkojnë qeverisje më të mirë. Këto shqetësime janë në thelb të integrimit.
Dhuna e protestave nuk ka vend në jetën demokratike. Ajo që mungon sot është dialogu dhe të gjitha palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të filluar dialogun. Ne duhet ta luftojmë këtë polarizim përmes institucioneve dhe duke gjetur mënyrat që problemet e qytetarëve të trajtohen jo përmes dhunës, por përmes një mënyre që të trajtojë këtë polarizim.
Protesta ka edhe në shumë shtete të Europës. Rëndësi ka të kuptojmë problematikat, të gjejmë mënyrat demokratike për ti trajtuar ato”, tha ajo./abcnews.al


