Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krisja me Ramën, a do ta pranonte ftesën e PD, Leli: Do të ketë hapa më të mirë

schedule19:51 - 22 Korrik, 2021

schedule 19:51 - 22 Korrik, 2021

I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

Këto komente Leli i bëri në një intervistë për emisionin “Edicioni Veroro” në ABC.

Lexo edhe: Përplasjet me Ramën, Leli flet për ABC: Jam njeri i gjerë, është promovim

Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.

Ndërkohë gazetari Eni Shehu e ka pyetur Lelin, se si do i përgjigjej një ftese nga Partia Demokratike, por Leli ka theksuar se nuk e ka çuar kurrë një gjë të tillë ndërmend.

Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?

Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”

Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?

Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”  e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!