Kukësi po punon në mënyrë intensive për të përforcuar ekipin e parë dhe këtë e ka bërë edhe duke spikatur dhe afruar lojtarë nga ekipi i të rinjve. Përmes një njoftimi për mediat, klubi bën me dije se katër të rinj do i bashkohen ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.
NJOFTIMI – “Njoftim i klubit. Pas perfundimit te seleksionimit te kryer gjate muajit qershor, ekipi i Kukesit U21 ka mbyllur pushimet dhe do te rikthehet ne fushe, per te nisur zyrtarisht pergatitjet per sezonin 2021-2022.
Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaci do te rikthehet ne fushe diten e hene, ne daten 12 korrik ne kompleksin “Football Republic”.
Klubi njofton se me Xheron Osma, Xhoi Hajderaj, Kristi Karaj dhe Serxhio Tabaku do te jene pjese e ekipit te pare te Kukesit. Futbollistet ne fjale kane zhvilluar nje sezon mjaft te mire ne kampionatin e U21 teksa sezonin e ri jane promovuar per ekipin e pare”. /abcnews.al