Sipas një studimi të ri britanik, koronavirusi u shfaq në 17 nëntor, disa javë para datës zyrtare të pandemisë, dhe një muaj përpara identifikimit të rastit të parë në fillim të dhjetorit në Wuhan.
Studimi, i udhëhequr nga Dr. David Roberts, vërteton edhe njëherë teorinë e shkencëtarëve se pandemia kishte filluar më herët dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën. Sipas vlerësimeve të reja, rasti i parë jashtë Kinës u raportua në Japoni më 3 janar 2020, rasti i parë në Europë u raportua në Spanjë më 12 janar 2020 dhe në SHBA më 16 janar.
Sipas studiuesve, shfaqja e koronavirusit të ri para se të infektonte njerëzit ka ndodhur gjatë vjeshtës së 2019, pa pasur dijeni për çfarë bëhej fjalë./abcnews.al

