Në fshatin Grash të Lezhës banorët po përballen me një situatë tepër të veshtire. Ata nuk kanë vend ku të varrosin njerëzit e tyre dhe kërkojnë ndihme nga bashkia. Të varrosësh të afërmit që ndahen nga jeta ka edhe një problem më shumë se dhimbja nëe fshatin Grash të njesise administrative Dajç të bashkisë Lezhë.
Sigurimi i një copë toke ku do të prehet për herë të fundit i vdekuri është bërë mision shumë i vështirë. Dede Shfjefni Kryeplak i fshatit Grash tregon situata që askush nuk mundet as t’i mendojë.
Ded Shfjefni, Kryeplak i fshatit Grash: Ka pas momente që këtu janë varrosur në varre të tjera dhe kanë detyruar fshatarët të shohin me i nxjerrë jashtë nga varri. Kjo ka qenë një katastrofë.
Pasi kanë shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme në varreza, banorët e fshatit Grash do të jenë të detyruar që t’i varrosin të afërmit e tyre në tokën bujqësore. Nëse nuk do të ketë zgjidhje që vijnë nga institucionet, kjo duket se do të jetë vendimi i tyre. Në ritualet për të përcjellë në banesën e fundit të afermit e tyre janë dashur të shkelin mbi çdo varr.
Banor 1: Vetëm varrosim njerëzit, nuk dimë ku kalojmë dhe kështu nuk është mirë.
Banor 2: Jemi 5 familje dhe kemi vetëm një varr, problemi jonë është se ne po të kemi vdekje në shtëpi nuk kemi mundësi se ku t’i cojmë trupat e njerëzve tonë dhe jemi të detyruar t’i futim në tokat që kemi.
Duhet gjetur zgjidhje thotë kryeplaku i fshatit Dede Shtjefni, pasi hapësira shumë e limituar aktuale për 3 fshatra do të vendosë shumë shpejt përballë dilemave, ndërsa është i bindur se ekzistojnëe hapësira që të sigurohet një tjetër tokë.
Ded Shfjefni Kryeplak i fshatit Grash: Sepse 93 e ca frymë që ka fshati me 1 dynym tokë 3 fshatra është e papërballueshme. Do vijë koha që t’i lënë njerëzit mbi dhe.
Kërkesat e vazhdueshme ende nuk kanë marrë zgjidhje, ndërsa kryesia e fshatit thotë se do t’i drejtohet bashkisë për vlerësimin e kësaj problematike. /abcnews.al