Një ‘kobure’ në dorë të kreut të PD, kështu e etikoi analisti Frrok Çupi, kreun e lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori.
Refruar hetimeve, që ABC News ka bërë publike ndaj tij, Çupi tha se drejtësia duhet të izolojë Qorin, pasi kështu ka izoluar edhe ‘kokën’ e Antifas në Shqipëri.
“Janë vërtetuar jo thjesht prej nesh, por kemi të dhëna tashmë të tyre që kanë vërtetuar se Qori është thjesht një kobure në dorën e Berishës, kryesues i Antifa në Shqipëri, me qëllime të tmerrshme për të vrarë njeriun në Shqipëri.
Meriton izolimin e menjëhershme, me qëllim që të izolojë kokën e Antifa në Shqipëri, drejtësia duhet të cregjistrojë partinë e tij. Ai në sytë tanë rekruton studentë për politikë, po në fakt i ka rekrutuar për Antifën në Shqipëri”, tha analisti në një lidhje të drejpërdrejtë në studion e ABC News./abcnews.al


