Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita është për luftë” Çupi: PD ia dorëzoi pushtetin grupit të zjarrit, zgjodhi dhunën dhe jo dialogun

schedule17:29 - 24 Tetor, 2026

schedule 17:29 - 24 Tetor, 2026

Analisti Frrok Çupi e cilësoi protestën e Partisë Demokratike si një akt që dëshmon refuzimin e dialogut dhe orientimin drejt dhunës. Sipas tij, mungesa e Sali Berishës në shesh nuk ishte rastësi, por një sinjal se drejtimi i opozitës po kalon te grupet militante.

Çupi argumentoi nw njw lidhje pwr ABC News, se PD po identifikohet gjithnjë e më shumë me dhunën dhe se grupi i zjarrit mund të synojë të shndërrohet në një forcë të mirëfilltë politike.

“Hapet sipari i PD hapet sipari i dhunës, edhe vetë PD e nisi me një akt dhune të pazakontë. PD sot dogji simbolikisht shansin për dialog. Opozita është për luftë dhe jo për dialog, janë militantë të PD, që kanë ardhur për të shkallmuar qytetin dhe lirinë e njeriut. Ky ishte teatri sot, dhe ja ku zbatohet. PD e ka gjakosur edhe më parë atë shesh por pushtetin s’e ka marrë ka rrëmbyer edhe tanket po s ka marrë pushtet.



Nga kjo gjë nuk ka nxjerrë mësim PD me Berishën është identifikuar si qendra e dhunës. Në shesh për PD erdhën vetëm kushërinjtë e atyre 5 deputetëve që ishin.
Mungeswn e Berishës, e lexova me idenë se po sillet si Mao Ce Duni që po dorëzon pushtetin. Po eksperimenton, pas tyre është e gjithë dhuna, shpresa e tyre është në shesh ajo që po lufton tani. Atje është grupi i zjarrit, dhe PD kalon hapur në parti militare. Duhet të dimë ta lexojmë se sot PD dorëzoi pushtetin te grupi i zjarrit, të shohim nëse ky grup do guxojë të dalë hapur me një kërkese politike. Guximi I tyre është I madh deri sa kanë pas fuqi të madhe të urrejtjes për paqe dhe stabilitet, shumë shpejt do e shohim në tentativë për tu kthyer në parti politike” shtoi Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!