Të paktën shtatë persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas protestës së zhvilluar këtë të shtunë, më 24 tetor 2026.
Sipas informacionit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për trajtim deputeti i PD, Gjin Gjoni, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.
Ministria bën me dije se të gjashtë personat kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali.
Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë paraqitur një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas njoftimit zyrtar, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme./abcnews.al


