Arrestohet aktori i njohur

schedule13:16 - 3 Nëntor, 2018

schedule 13:16 - 3 Nëntor, 2018

Arrestohet në Nju Jork aktori i njohur Alek Balduin, sulmoi një shofer për vendin e parkimit. Presidenti amerikan Trump i ka uruar me ironi shumë fat. Aktori në fakt është në kulm të popullaritetit për imitimet që i bën kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Aktori amerikan, Alek Balduin, është arrestuar në Nju Jork. Sipas të dhënave të para, ai ka sulmuar një shofer gjatë një debati të ashpër për vendin e parkimit. 60-vjeçari i cili jeton në Manhatan me bashkëshorten e tij dhe katër fëmijët, u ndalua nga agjentët e policisë në Grinuiç Villaxh.

Policia u lajmërua pasditen e të premtes për një sulm dhe kur mbërriti në vendngjarje u zbulua se arsyeja ishte një vend parkimi. Sipas informacioneve të konfirmuara nga policia, Balduin e ka qëlluar me grusht shoferin, por për aktorin kjo nuk është hera e parë që ka problem me drejtësinë.

Në këtë moment aktori është në kulm të popullaritetit për shkak të imitimit të famshëm të presidentit amerikan Donald Tramp në programin satirik “Saturday Night Live”. Dhe pikërisht Trump gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, komentoi lajmin e arrestimit të aktorit, duke i uruar shumë fat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!