Blind: Kush tha se Eriksen e ka mbyllur karrierën, nuk më shikoni mua?!

schedule13:55 - 21 Qershor, 2021

schedule 13:55 - 21 Qershor, 2021

Christian Eriksen tronditi të gjithë botën disa ditë më parë, kur pësoi arrest kardiak në mes të ndeshjes mes Finlandës dhe Danimarkës për Euro 2020. Mesfushori pësoi arrest kardiak dhe u desh ndërhyrja urgjente e mjekëve për ta risjellë në jetë.

Danezi më pas iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ku u pajis me defibrilator, i cili shërben për stabilizimin e rrahjeve të zemrës. Aktualisht ai ndodhet në shtëpi, nën shoqërinë e familjarëve.

Daley Blind ka pësuar thuajse të njëjtin problem dhe pas gjithë lajmeve e opinioneve të mjekëve, që thonë se Eriksen e ka mbyllur karrierën, mbrojtësi i Ajax jep shpresë për 29-vjeçarin dhe shprehet se ai mund të kthehet në fushë.

Blind ka kryer të njëjtin operacion dhe luan aktualisht në nivele të larta dhe është një nga lojtarët më të mirë të Ajax. “Shikoni ku jam sot. Këtë dua t’ju them të gjithëve. Lëreni Christian të qetë. Unë u riktheva në fushë sapo stafi më dha dritën jeshile për të bërë këtë gjë.

 

Nuk kisha arsye për të mos luajtur përsëri në nivele të larta. Gjëja e vetme, është që të largoja nga koka të gjitha deklaratat, gjithçka që kishte të bënte me mua dhe të vazhdoja përpara”, tha Blind.

“Kur u ktheva nuk kisha frikë! Isha i lumtur që po rikthehesha e të luaja përsëri. Sapo mjekët më thanë që tani mund të luash, e bëra menjëherë, lashë prapa të gjithë frikën dhe tensionet”, përfundoi ai. /abcnews.al