Demir Imeri është largimi i tretë nga Vllaznia, pas Herald Markut dhe Aleksandar Isaevksit. Sulmuesi anësor e ka komunikuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale dhe sezonin me shkodranët e konsideron si më emocionuesin në karrierë.
“Të nderuar qytetarë të Shkodrës, staf i klubit, shokë skuadre dhe mbi të gjitha shumë të respektuar tifozë të ekipit të zemrës; në suksese, në dështime, në lodhje, në lëvdata e në emocionet më të zjarrta të karrierës ; JU FALIMINDEROJ pafund për vitin më me emocion të karrierës sime!
Do të mbeteni padyshim një nga kujtimet më të bukura! Njëkohësisht ju jam mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe bujare shkodrane. Shpresoj të takohemi në të mira dhe suksese të Vllaznisë së madhe!
Jam krenare që isha pjesë e kësaj familje. Mirë u takofshim djepi i futbollit shqiptar dhe ju shkodran të nderuar. Me shumë dashuri për JU, i juaji Demir Imeri”, shkruan sulmuesi anësor. /abcnews.al