PSG përfitoi nga largimi i Gigio Donnarumma nga Milani, dhe siguroi me parametra zero shërbimet e një prej portierëve më të mirë në planet.
22-vjeçari italian, i cili mban postin e titullarit në kombëtaren e kaltër në Euro 2020, do të jetë zgjedhja e parë e trajnerit Mauricio Pochettino.
Ky i fundit ka në dispozicion edhe Keylor Navas, një tjetër portier fantastik. 34-vjeçari nga Kosta Rika nuk pranon të qëndrojë në stol dhe pritet të nisë një aventurë të re këtë verë.
Për shërbimet e tij interesohet Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë nxjerrë në shitje De Gean dhe po e konsiderojnë seriozisht opsionin Keylor Navas. /abcnews.al