Magjia dhe gjenialiteti i artistit ruso- francez Marc Chagall vjen per here te pare ne Tirane. Kuratori Vladimir Myrtezaj thote se publikut shqiptar i prezantohen grafikat e Chagall si dhe ilustrimi i “Shpirtra të Vdekur” Gogol, ‘Fabulat’ e La Fontenit apo dramën “Stuhia” të Shekspirit.
Vladimir Myrtezaj është ndërmjetësuesi i sjelljes së gjeniut Mac Chagall në Tiranë. Piktori ruso-francez Mac Shagall me ekspoziten “Graviteti magjik” në qendrën COD në Kryeministri dhe kurator i ekspozitës. Ai na jep arsyet pse zgjodhi ambjentin e Kryeministrisë për këtë prezantim.
Chagall pasqyrohet para publikut shqiptar me gjithe forcën, veçantinë, dramacitetin, melankolinë në gjininë e grafikës rrëfyer përmes fabulave dhe përrallave që ai ka ilustruar nga Shekspiri te La Fonten.
Myrtezaj thotë se ky autor ka një vlerë historike për artistët shqiptarë dhe artdashësit e pikturës.
Simbolika e përdorur prej tij është unike, madje kuratori e cilëson si sheshpushim mes impresionizmit të vrullshëm.
Vladimir Myrtezaj na shpjegon edhe një sërë faktorësh që ndikuan që Chagall të ishte një prej emblemave të artit pamor të shekullit XX.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 janar në Cod dhe publiku mund të hyjë lehtësisht për të shijuar 180 veprat e Marc Shagall. /abcnews.al