Kombinimi i një doze të Pfizer dhe AstraZeneca ka rezultuar efektiv te personat e vaksinuar, sipas një hulumtimi nga Spitali Charite, Berlin. Sipas të dhënave, personat që kishin marrë dozën e parë të AstraZeneca dhe dozën e dytë të Pfizer me një interval kohor prej 10-12 javësh kanë treguar rezultate pozitive.
Sipas rezultateve, kombinimi i të dy vaksinave prodhon përgjigje imune kundër Covid-19, e ngjashme me atë të vaksinës BioNTech / Pfizer me dy doza./abcnews.al